Kourtney Kardashian ka befasuar ndjekësit e saj në Instagram, duke zbuluar balluket e prera për herë të parë. 46-vjeçarja, nënë e katër fëmijëve, publikoi dy selfie pa grim, të shoqëruara me mbishkrimin “Sezoni i shtrigave”.
Bashkëshorti i saj, Travis Barker, reagoi menjëherë në komente me një emoji që tregonte habi dhe adhurim.
Në një tjetër postim në Instagram Story, Kourtney ndau edhe copa flokësh të prera, duke treguar se i pëlqen t’i presë vetë flokët, sidomos kur është në izolim për shkak të Covid-it.
Në fotot e publikuara, ajo u shfaq me një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe manikyr natyral, duke ruajtur një pamje minimaliste.
Çifti i njohur, i martuar në Itali në vitin 2022, ka një djalë së bashku, Rocky, i lindur në nëntor 2023. Ata kanë gjithashtu një familje të madhe të përbashkët, me fëmijët e Kourtney-t nga lidhja me Scott Disick dhe fëmijët e Travis-it nga martesa e tij e mëparshme.
Ky ndryshim imazhi vjen pak ditë pasi Barker ndau një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke kujtuar 17-vjetorin e aksidentit tragjik ajror ku humbën jetën katër persona dhe nga i cili ai shpëtoi gjallë.