Live From Tirana

“Kozaku ka dy personalitete, nuk është ai që shihni”/Denisa Bajramaj: Është shumë fanatik…

Best of Live From Tirana

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Denisa Bajramaj. Ajo ka folur më shumë për lidhjen e saj me Kozakun, paragjykimet dhe komentet negative në rrjet, shtatzëninë dhe momentet e saj më të vështira…

Si është Kozaku si natyrë?

Unë i them Kozakut që ka dy personalitete. Një që e shfaq me publikun, me live në telefon, dhe një Kozak tjetër që është me ne në shtëpi. Ai është një Kozak tjetër kur del në live dhe një Kozak tjetër në shtëpi. Në përditshmërinë e tij është shumë i mirë, shumë i dashur, është dhe pak fanatik. Ai është shumë xheloz, por për veshjen nuk është asnjëherë xheloz. Them dhe në aspektin e familjes, do që të ketë çdo gjë në kontroll.