Showbiz

Krahas Koronavirusit, lëkundje të forta tërmeti godasin Kroacinë

Ditën e djeshme në Zagreb janë shënuar të tjera lëkundje të forta tërmeti rreth orës 16:16.

Deri tani janë raportuar 17 të lënduar nga tërmetet me magnitudë rreth 5.3 ballë që shkundën vendin mëngjesin e ditës së djeshme. Autoritetet kroate shtuan se një vajzë 17-vjeçare është në gjendje kritike për jetën.

Tërmeti i fuqishëm u ndje në Austri si dhe në Slloveni ndërkohë që qytetarët po zhvendosen në bregdet nga frika e një goditjeje tjetër. Të gjithë ata që po zhvdendosen në Rrjekë, do të karantinohen për 14 nga frika e transmetimit të mundshëm të Koronavirusit.

Deri tani në Kroaci janë më shumë se 200 të infektuar me Covid-19.