Botë e Çuditshme Health & Beauty

Kremi me insulinë që zëvendëson gjilpërat/Zbulimi që mund të ndryshojë trajtimin e diabetit!

Menaxhimi i diabetit mund të bëhet shumë më i thjeshtë në të ardhmen, aq sa aplikimi i një kremi në lëkurë. Shkencëtarët kanë krijuar një polimer të ri që transporton insulinën përmes barrierës mbrojtëse të lëkurës. Deri më sot, kjo konsiderohej pothuajse e pamundur, pasi molekulat e insulinës janë të mëdha dhe të tretshme në ujë, ndaj nuk mund të depërtojnë natyrshëm në shtresën vajore që mbron lëkurën.

Por studiuesit e kanë kapërcyer këtë pengesë duke zhvilluar një polimer “inteligjent” që përshtatet me kiminë natyrale të trupit. Ky material ndryshon ngarkesën e tij në varësi të thellësisë së lëkurës: në sipërfaqe, ku mjedisi është më acid, ai qëndron me ngarkesë pozitive për të kaluar barrierën e jashtme; më pas, në shtresat më të thella ku mjedisi është neutral, ai çliron insulinën.

Në testet e kryera te minjtë, derrat e vegjël dhe në lëkurë njerëzore të kultivuar në laborator, kremi arriti të ulë nivelin e sheqerit në gjak në mënyrë të qëndrueshme dhe të krahasueshme me injeksionet tradicionale. Gjithashtu, nuk u vërejtën shenja inflamacioni. Megjithëse testimet te njerëzit janë hapi i radhës dhe shumë i rëndësishëm, kjo risi jep shpresë për një të ardhme ku trajtimi i diabetit mund të jetë plotësisht pa dhimbje dhe jo-invaziv, duke i çliruar miliona njerëz nga përdorimi i përditshëm i gjilpërave dhe duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti i tipit 1 janë më të rrezikuar nga problemet kronike me zemrën, sidomos nëse janë diagnostikuar para moshës 10 vjeçare. Këtë e thotë një studim i kohëve të fundit. Studimi zbuloi se diabetikët në fjalë preken edhe nga sëmundje të tjera siç janë ato të zemrës. Rreziku relativ i sëmundjeve kardiovaskulare është në rritje pas një diagnostifikimi të hershëm të diabetit. Të dhënat, tregojnë se pacientët e diagnostikuar me diabet përpara moshës 10 vjeçare janë 30 herë më të rrezikuar nga zemra. Niveli i rrezikut është 6 herë më i lartë për diabetikët e diagnostikuar mes moshës 26-30 vjeç.