Showbiz

Kris Jenner përballet me akuza për fotoshop!

se ka bërë një ndërhyrje estetikeKris Jenner në qendër të vëmendjes pas pamjes së re e cila u konfirmua se ka bërë një ndërhyrje estetike.

Kris Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, pas publikimit të disa fotografive të reja që kanë ngjallur diskutime në rrjet. Ndjekësit kanë vënë në pikëpyetje natyrshmërinë e pamjes së saj, duke aluduar për përdorim të fotoshopit apo një ndërhyrjeje të fshehtë estetike.

Spekulimet morën më shumë hov pas paraqitjes së saj në Paris, ku 69-vjeçarja mbështeti vajzën e saj, Kim Kardashian, gjatë një seance gjyqësore që lidhej me grabitjen traumatike të Kim në vitin 2016.

Përfaqësuesit e Jenner konfirmuan për Page Six se ajo ka kryer një procedurë estetike, duke deklaruar:
“Mund të konfirmojmë që Dr. Steven Levine është mjeku që ka kryer procedurën e fundit të Kris Jenner.”
Megjithatë, nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi llojin e ndërhyrjes.

Pamja e re e matriarkes së familjes Kardashian-Jenner ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, me shumë fansa që e përgëzojnë për paraqitjen rinore, ndërsa të tjerë ngrejnë pikëpyetje mbi presionin e figurave publike për të ruajtur një imazh të përkryer.