Showbiz

Kryebashkiaku Erion Veliaj rezulton pozitiv me Koronavirus: “Do të vazhdoj të punoj me të njejtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia”

Mëngjesin e sotëm të gjitha mediat kanë patur në epiqendër të lajmeve dhe artikujve të tyre, Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Me anë të një njoftimi të bërë në rrjetet sociale, lali Eri na njofton të gjithëve se pas testimeve të kryera ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai thekson se është në gjendje të mirë shëndetësore po ashtu edhe familja e tij.

Ja deklarata e plotë e Kryebashkiakut:

“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish!”