Bota

U infektua me koronavirus, gjendja e kryeministrit Boris Johnson drejt përmirësimit

Qeveria britanike bën të ditur se shëndeti i kryeministrit Boris Johsnon është përmirësuar. Një zëdhënës i saj tha: “Kryeministri vijon të përmirësohet çdo ditë. Ai qëndron në spital, ku është shtruar prej të dielës së shkuar, por nuk është më në kujdesin intensiv.” Ndërkohë mediat britanike duke cituar burime nga spitali ku është  Boris Johnson bëjnë me dije se ai po e kalon kohën teksa kurohet duke bërë lojëra të ndryshme dhe duke parë filma.