Kreu i shtetit Edi Rama shpjegoi gjatë një lidhjeje në “Skype” për “Open” me Eni Vasilin se përse në vendin tonë po testohen kaq pak njerëz për Covid-19.
Ai u pyet se përse po merren kaq pak tampona në 24 orë pasi duket se ky ritëm i ngadaltë po ndikon tek të gjithë pasi jeta në vend duket se ka stopuar.
“Unë mund të bëj një tampon dhe mund të rezultoj pozitiv. E vetmja gjë që do më thonë është qëndro në shtëpi dhe kujdesu për veten me ato ilaçe. Këtë ma thonë dhe pa bërë testin. U kemi kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi. As Zvicra dhe asnjë vend tjetër nuk bëjnë tamponë të shumtë, bëjnë vetëm për ato që kanë simptoma të shumta. Në Zvicër plumbat ndaj armikut janë ruajtur vetëm për moshat mbi 65-vjeç” -u shpreh Rama gjatë intervistës.