Rajoni

Kryeministri Hoti reagoi pas qarkullimit të një videoje në rrjetet sociale ku pretendohej hyrja e forcave serbe në territorin e Kosovës

Kryeministri Avdullah Hoti thotë se do të veprojnë sipas Kushtetutës për ngjarjen e djeshme kur u raportua hyrja në territorin e Kosovës e forcave ushtarake serbe, në fshatin Karaçevë të komunës Kamenicë. Në “Facebook”, Hoti siguron se qytetarët atje, nuk do të mbeten pa mbrojtjen e institucioneve të vendit. “Veprimet tona do të jenë në përputhje me Kushtetutën e ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në Kosovë”, – thekson shefi i qeverisë së Prishtinës.

Kryeministri Hoti reagoi pas qarkullimit të një videoje në rrjetet sociale ku pretendohej hyrja e forcave serbe në territorin e Kosovës, por Policia thotë se kreu verifikime e nuk hasi praninë e tyre. Madje zona u mbajt nën vëzhgim dhe pati patrullime të vazhdueshme. Për rastin u njoftua KFOR-i që ka përgjegjësinë e ruajtjes së pjesës pranë kufirit me Serbinë ku ndodhet fshati Karaçevë.