Nacionalisti hungarez, kryeministri Viktor Orban, politikat e të cilit kanë ngritur shqetësime mes hebrenjve në vendin e tij, tha në një vizitë në Izrael se ata duhet të ndjehen të sigurt nën qeverisjen e tij. Ai pohoi se Hungaria do të tregonte “zero tolerancë” për antisemitizmin. Vitin e kaluar, Orban ngriti shqetësime në bashkësinë hebraike prej rreth 100 mijë personash të Hungarisë kur lavdëroi politikën e ndjekur nga Miklos Horthy, një aleat i Hitlerit.