Aktualitet Politikë Rajoni

Kryeministri Rama uron Kosovën për 18 vjetorin e Pavarësisë!

Kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook një fotoalbum nga vizita e tij zyrtare në Prishtinë, e realizuar në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Postimi shoqërohet me një mesazh urimi për Ditën e Pavarësisë, ku Rama shpreh edhe keqardhjen që nuk do të mund të marrë pjesë në manifestimin e paralajmëruar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me proces gjyqësor në Hagë.

MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë, shkruan Rama.

Vizita e kryeministrit shqiptar në Kosovë u zhvillua një ditë para shënimit të 17 Shkurtit.