Aktualitet

Kryeministri Rama vizitë në Austri

Kryeministri Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Austri. Rama do të takojë Kancelarin Austriak, Sebastian Kurz, me të cilin pritet të japë një konferencë shtypi. Austria mbështet hapur procesin e çeljes së negociatave të anëtarësimit europian të Shqipërisë. Dy ditë më parë, Kurz bëri thirrje për hapjen e negociatave për vendin tonë e Maqedoninë.