Aktualitet

Kryeministri Rama viziton mjediset e “Dast”, pjesë e Delta Group

Kryeministri Rama sot vizitoi mjediset e “Dast”, pjesë e Delta Group, një prej kompanive më të mëdha në fushën e prodhimit të rifiniturave, që eksporton mbi 500 produkte në tre kontinente. Në 2015-ën, kompania shënoi rritje rekord me 55% të nivelit të eksporteve dhe me 30% të ardhurat. Presidenti dhe CEO i “Dast”, Luan Muça theksoi se u ndihmuan nga heqja e taksës së makinerive, si dhe nga pjesa e rimbursimit të TVSH-së. Ndërkaq, kryeministri premtoi mbështetje të vazhdueshme për të përfituar nga politikat nxitëse. Gjithashtu, “Dast” angazhohet të bashkëpunojë me qeverinë për formimin e shkollave e kurseve profesionale.