Rajoni

Kryetari i Komunës së Preshevës: Me Kosovën, por pa shkëmbim!

Idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë nuk e mbështesin as vetë drejtuesit e komunës së Preshevës. Kryetari Shqiprim Arifi i përkrah planet që kjo zonë të bashkohet me Kosovën, por jo një skenar i cili do të përfshinte që në këmbim, Serbisë t’i jepen pjesë të tjera të vendit. Çdo shkëmbim territoresh, sipas Arifit, do të kishte efekte anësore dhe banorët atje do ta pësonin më shumë të tjerët.