Telenovela e Hakan Çalhanollu merr fund për këtë verë. Ose të paktën këtë lë të mendohet deklarata e menaxherit të tij, Gordon Stipiç, i cili ka folur për TRT Sport duke zbuluar se ai nuk ka ndër mend të largohet nga zikaltrit.
“Çalhanollu nuk do rë shkoje te Fenerbahçe apo Gallatasaraj. Do të qëndrojë te Interi, nuk ka kërkuar asnjëherë të largohet apo të ndryshojë ekip. Nuk ka negociata me Fener apo Gala, Çalha qëndron te Interi. Kishte shumë telefonata kur Hakan ishte me pushime, po dalin shumë lajme, këto gjëra mund të ndodhin. Por këto lloj procesesh duhet të zhvillohen pa pengesa mes atyre që marrin vendimet. Ne nuk kemi qsi qëllim që të largohet nga Interi, ai është i lumtur atje”, tha menaxheri i mesfushorit turk.
“Nuk mund ta fsheh që ai është tifoz i Gallatasarajt që kur ishte i vogël. Por nuk ka oferta, as takime, as akorde. Sipas informacioneve që zotëroj unë, Gallatasaraj ka projekte të tjera”, përfundoi ai.
Presidenti i Interit, Bepe Marota:
“Çalhanoglu nuk është një rast për t’u shqetësuar”. Duke iu referuar interesit të përfolur nga Gallatasaraj dhe së fundmi edhe nga Fenerbahçe, Marota zgjodhi një gjuhë ironike. “Turqit janë alegorikë. Dëgjojmë për kërkesa që në fakt nuk na vijnë kurrë. Janë fantazma. Nuk dua që Hakani të kthehet në një çështje, sepse nuk është. Ai nuk ka shprehur asnjëherë dëshirën për t’u larguar”. Presidenti zikaltër sqaroi gjithashtu se lojtari ka planifikuar të bashkohet me skuadrën në datën 23 korrik, kur fillon grumbullimi zyrtar i Interit për sezonin e ri. Do të vijë në kohën e duhur, dhe sigurisht që do të flasim me të, siç bëjmë me çdo lojtar. Por deri tani nuk ka pasur asnjë sinjal negativ nga ana e tij”.
Ndërsa spekulimet për afrimin e mundshëm të Ademola Lukmanit vazhdojnë të qarkullojnë, Marota zgjodhi të mos japë komente konkrete. “Për Lukmanin do të flasim herën tjetër”, u shpreh ai me një buzëqeshje të përmbajtur, duke lënë të kuptohet se tratativa është ende në zhvillim.