Gjatë mandatit të dytë të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ajo që mediat kanë vënë re është fakti që gruaja e Presidentit thuajse është “zhdukur”….
Por ku është Melania?
Nga 108 ditët që Donald Trump ka kaluar në Zyrën Ovale për mandatin e tij të dytë, mediat amerikane raportojnë se Zonja e Parë ka qenë “e pranishme” në Uashington vetëm për 19 ditë.
Gjatë një interviste më 20 janar Melani tha:
“Do të jem në Shtëpinë e Bardhë, do të jem në Nju Jork, do të jem në Mar-a-Lago, do të jem kudo që të më duhet të jem”.
Shfaqja e fundit publike e Zonjës së Parë në Uashington ishte të enjten në mbrëmje në një ceremoni me Barbara Bush, ndërsa edhe në ditëlindjen e saj të 55-të, ditën e kthimit të çiftit presidencial nga Roma dhe funerali i Papa Françeskut, Melania zgjodhi të mos kthehej në Uashington me bashkëshortin e saj.
Donald dhe Melania Trump në funeralin e Papa Françeskut
Melani ka munguar edhe në disa role kryesore që duhet të merrte pjesë.
Vetë Trump ai ka ndërmarrë detyrat që në fakt i takonin Melanisë.
Melania nuk ishte shpesh “e pranishme” gjatë mandatit të parë të bashkëshortit të saj, nga viti 2017 deri në vitin 2021, por e vërteta është se në atë kohë djali që ajo ka me presidentin amerikan ishte i vogël dhe ajo vetë kishte deklaruar se i jepte përparësi detyrave të mëmësisë.
Sot, Barron është student i vitit të parë në Universitetin e Nju Jorkut në moshën 19 vjeç dhe Shtëpia e Bardhë nuk dominohet nga vajza e fuqishme e Trump, Ivanka…
Por qëndrimi i Melanias është edhe më i distancuar …