Live From Tirana

Kujtim Dervishi: “Kemi rritje të turizmit, jugu i Shqipërisë më i kërkuar…”

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Kujtim Dervishi, kryetar i shoqatës së restoranteve dhe bujtinave në Shqipëri. Ai ka folur më shumë për turizmin veror këtë vit, destinacionet e preferuara të njerëzve, por dhe shumë më tepër…

Si e përshkruani ju aktualisht situatën e turizmit veror në Shqipëri?

Vit pas viti, Ministra e Tirizmit kryesisht, merr masat e nevojshme për sa i përket plazheve private dhe plazheve publike, të cilët këtë vit kanë marrë disa masa për t’i shtuar plazhet publike. Mendoj se ky vit do të jetë mjaft i larmishëm dhe do të ketë një rritje të turizmit, rreth 20%-25% duke e krahasuar me vitet e kaluara.

Kush janë destinacionet më të kërkuara këtë verë?

Destinacion i kërkuar është jugu i Shqipërisë kuptohet, tashmë është bërë një atraksion mjaft i kërkuar. Mban peshën më të madhe për sa i përket turizmit bregdetar. Duke mos përjashtuar edhe veriun e Shqipërisë, Velipoja tashmë me rrugën e re që është hapur atje, do të ketë goxha rritje të turizmit. Lezha turistike, Shëngjini, sigurisht dhe Durrësi ngelet një atraksion turistik, që është i afërt me kryeqytetin, frekuentohet shumë nga Kosova. Ka dhe mjaft vende të tjera, plazhe të tjera, duke përfshirë Gjirin e Lalëzit, të cilat ofrojnë atraksion turistik për të thithur sa më shumë turistë për të vizituar Shqipërinë.