Showbiz

Kukësi vatra më e re e Covid-19, ja harta e qyteteve të prekura

Harta e të prekurve nga Civid-19 zgjerohet tashmë edhe në Kukës duke krijuar një vatër të re. Përveç rasteve të zbuluara për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 227 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
–  Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste                                                                                                                                                 -Kukës 1 rast

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.