Në çdo episod të “Top Tech” me Mateo Kadriun zbulojmë të rejat më të fundit nga bota e madhe e teknologjisë. Me informacione dhe gjithçka të detajuar rreth risive dhe mundësive që po na ofrohen çdo ditë sidomos nga Inteligjenca Artificiale me avancimin e projekteve nga më të ndryshme.
Po sikur një ditë të shkruash “si shërohet kanceri tek kafshet” në ChatGPT… dhe të mos dalë vetëm teori, por një zgjidhje reale? Jo, nuk është skenar filmi—është histori e vërtetë. Dhe protagonisti? Një qen i quajtur Rosie.
Një sipërmarrës nga australia, Paul Conyngham, refuzoi të pranonte fatin kur qeni i tij u diagnostikua me kancer terminal. Në vend që të thoshte “kaq ishte”, ai bëri diçka që shumica prej nesh do e bënim vetëm në panik në Google—por me versionin hardcore: përdori ChatGPT dhe AlphaFold për të krijuar një vaksinë të personalizuar mRNA.
Po, e dëgjove saktë. Nga “qeni im është sëmurë” në “po ndërtoj vaksinë në shtëpi”: Elon Musk me emocione.
Procesi ishte serioz: morën tumorin, e kthyen në të dhëna, analizuan ADN-në dhe identifikuan “armikun” brenda trupit. Pastaj, me ndihmën e AI, ndërtuan një vaksinë që i mëson trupit si të luftojë. Dhe brenda pak muajsh… Rosie kaloi nga gjendja qe mezi ecte, në duke vrapuar pas lepujve si të ishte në Olimpiadë.
Tani, të jemi të qartë—ky nuk është “ilaçi magjik” që zgjidh çdo gjë. Vaksina uli madhesine e tumorit, i zgjati jetën dhe i dha cilësi më të mirë asaj. Pra jo fundi i filmit, por një “season 2” që askush nuk e priste.
Ironia? Ndërkohë që ne përdorim AI për të gjetur caption për Instagram, dikush po shpëton jetë.
Mesazhi është i thjeshtë: e ardhmja e mjekësisë nuk do vijë vetëm nga laboratorët gjigantë… por ndoshta nga dikush që refuzon të dorëzohet—dhe ka Wi-Fi të mirë.