Film & Tv Showbiz

Kur do të publikohet sezoni i pestë i serialit të ndjekur “You” në Netflix?

Sezoni i pestë dhe i fundit i serialit të njohur “You” me Penn Badgley do të vijë së shpejti në Netflix. Premiera e 10 episodeve të sezonit të fundit është planifikuar për më 24 prill.

Ky sezon përmbyll historinë e personazhit të Joe Goldberg dhe do të shënojë fundin e një prej serialeve më të përfolura të platformës.

Badgley ka zbuluar më parë se sezoni i pestë do të jetë edhe sezoni i fundit i “You”. Ai shpjegoi se ky sezon e rikthen serialin aty ku ka nisur gjithçka, duke i dhënë mundësinë personazhit të tij të forcohet dhe të arrijë një përfundim spektakolar.

Producentët ekzekutivë të serialit, Michael Foley dhe Justin W. Lo, theksuan se ka qenë një mundësi e rrallë dhe një përvojë e veçantë të xhironin pesë sezone dhe të mbyllnin historinë në një mënyrë që kthen gjithçka në origjinën e saj.

Ata e cilësuan këtë moment si një kulm të karrierës së tyre.

Po ashtu, Netflix ka publikuar së fundmi trailerin zyrtar për sezonin e pestë të “You“, duke rritur pritshmëritë për finalen e serialit.