Të ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë Artjola Toska dhe Irkenc Hyka, dy emra të njohur në skenën e muzikës shqiptare. Bashkëpunimi i tyre i fundit, i cili titullohet “Gabova”, ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ky bashkëpunim është një shembull i harmonisë mes dy artistëve me stile dhe influenca të ndryshme, që kanë krijuar një tingull të ri dhe inovativ.
Duke qenë se ata i përkasin dy rrymave të ndryshme, si u arrit ky bashkëpunim mes tyre?
Të mëdhenjtë me të mëdhenjtë. Do bëjmë edhe një tjetër ne. Me të thënë të drejtën e kemi bashkë në plan.
Kënga “Gabova” nga Artjola Toska dhe Irkenc Hyka është një baladë emocionale që flet për ndjenjat e pendesës dhe humbjes. Ata të dy i bashkon një harmoni e bukur vokale, duke krijuar një atmosferë intime dhe të prekshme. Teksti pasqyron ndjenjën e pendesës dhe dëshirën për të kthyer pas kohën, ndërkohë që është një thirrje për reflektim mbi dashurinë dhe marrëdhëniet që shpesh janë të ndërlikuara. Më tej, ata shtuan:
Irkenc: Kjo ishte rastësisht. Nuk është se ishte në plan të bënim këtë këngën. Ja kam treguar Artjolës. Kemi qenë në kafe.
Artjola: U takuam për dasmën.
Irkenc: Ishte edhe mami yt dhe tha Artjola ‘më duket sikur ke ardhur për të më kërkuar dorën’.
Në lidhje me realizimin e këtij projekti, Irkenci tha:
Ishte si projekt. U bënë disa vite që rri në studio ai projekt. Artjola e pëlqeu dhe tha ‘pse jo’.
Përsa i përket bashkëpunimeve, a i duhet një kohë e gjatë Artjolës që të pranojë bashkëpunime?
Nuk nisem nga emrat. Kur është një këngë shumë e bukur po të goditi, të godet në moment. Pastaj, më vijnë materiale e kështu, por është pak e vështirë për të vendosur me thënë të drejtën. Kur janë të mira e të bukura, sigurisht që po.