Health & Beauty

Kur koka e foshnjës rritet në mënyrë jonormale, gjithçka rreth Kraniosinostozës!

Kraniosinostoza është defekt i cili mund të shfaqet që në stomakun e nënës. Ky çrregullim mund të jetë gjenetik, por edhe pasojë e shprehive të ndryshme jetësore gjatë shtatzënisë, si pirja e duhanit. Faktorët kryesorë janë edhe shumë sëmundje metabolike. Disa kraniosinostoza nuk shkaktojnë çrregullim të zhvillimit të trurit, por mund të jenë të dukshme gjatë lindjes (dukje specifike e kokës).

Disa prej këtyre deformimeve të kokës mund t’i përkufizojnë edhe rritjen e trurit dhe t’i shkaktojë çrregullime neurologjike. Komplikimi më i shpeshtë është hipertensioni intrakranial. Nga komplikimet e tjera mund të shfaqen edhe strabizmi dhe atrofia e nervit të të parit. Kraniosinostoza sagitale (përpjesëtimi i kokës është i rritur në pozitën e parë dhe të dytë, ndërsa ai anësor është i zvogëluar). Kraniosinostoza koronare është koka e zgjeruar anash.

Prindërit pas lindjes, ose pak më vonë mund të vërejnë mbylljen e hershme të fontaneles së madhe dhe formën e pazakonshme të kokës. Shpesh shfaqet edhe prania e trarit kockor. Natyrisht që ato janë shenja të cilat me rastin e kontrollimeve të para i vëren mjeku. Duhet bërë diagnostikimi i kokës dhe sipas nevojës, edhe CT-në e kokës. Terapia më e shpeshtë është kirurgjikale (në kuptimin të vetëm të përmirësimit estetik) apo në kuptimin e pengimit të komplikimeve të presionit intrakranial dhe të dëmtimit të të parit dhe të të dëgjuarit.