Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti akuzoi Presidentin kosovar Hashim Thaçi se ai tashmë e ka arritur marrëveshjen me Serbinë për korrigjimin e kufijve. Sipas tij, marrëveshje ka, madje të nënshkruar, por korrigjim nuk ka. Por, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një letre drejtuar ambasadorëve në Prishtinë shprehet se korrigjimi i kufijve mund të bëhet pas njohjes reciproke.