Celebrities Gossip Showbiz

Kush do e marrë në intervistë? Donaldi dhe Einxheli konfliktohen dhe ‘mollë sherri’ bëhet Arbana Osmani!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

E padyshim, e shumëpërfolur është edhe një nga prezantueset më të dashura nga publiku prej vitesh tanimë, Arbana Osmani. Atë e shohim çdo të martë dhe të premte në ekranin e Top Channel.

Mirëpo, nëse po mendonit përse Arbana është bërë ‘mollë sherri’ për dy nga banorët më të përfolur të këtij edicioni, Donaldi dhe Einxhel, e vetmja arsye është se kush do ta marrë prezantuesen në intervistë. Padyshim që ky konflikt mes tyre është mëse i kuptueshëm, pasi Arbana thuajse kurrë nuk del në intervista dhe përpos kureshtjes, do të ishte një ekskluzivitet shumë i madh për atë që do e kishte si mundësi.

E gjitha nisi, pasi banorët po organizojnë një program festiv për Vitin e Ri në formën e një ‘live show’ dhe Donaldi kërkoi të merrte në intervistë Arbanën si pjesë e spektaklit, mirëpo kjo gjë e ka mërzitur Einxhel, pasi sipas saj ajo e ka shprehur e para këtë gjë.

https://www.instagram.com/p/CXTIlhIFbmU/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CXTHVmxl7e9/?utm_source=ig_web_copy_link

Arbana në çdo dalje të sajën, padyshim shfaqet shumë e kuruar e nuk mundet t’i shpëtojë edhe kritikave të njerëzve. Teksa ka publikuar një postim të ‘look-ut’ të saj nga spektakli i së premtes së kaluar, një ndjekëse i ka komentuar:

Çu bëtë të tëra njësoj si binjake me këto ndërhyrje. Ç’të bën leku!  

Por, përgjigja ironike dhe aspak e ashpër e prezantueses, meriton notën 10.

Njësoj i kemi filtrat