Celebrities Sport

Wake Up/Nelson Hysa, boksieri që ka fituar në çdo ring: Knockout i vitit në Angli, shpresoj të renditem tek Top 3 boksierët më të mirë në botë!

Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka shkruar një tjetër faqe të artë në karrierën e tij në peshat e rënda, duke triumfuar të premten kundër kroatit Abel Pesut në një përballje spektakolare që mbajti publikun me emocione deri në fund. Në një ndeshje plot intensitet nga raundi i parë deri në të katërtin, Hysa arriti të sigurojë dy tituj të rëndësishëm ndërkombëtarë. Rivali hodhi ‘peshqirin’ e bardhë në ring duke u dorëzuar, ndërsa Hysa në 24 përballje në karrierë, ka po kaq fitore. I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, Nelson Hysa rrëfeu më shumë për emocionet e ndeshjes por jo vetëm…

Kisha që para se të vinte ndeshje që isha i emocionuar. Kisha disa kohë që kisha bërë ndeshje vetëm në Angli, jo në Shqipëri. Prisja më shumë. Jam mësuar që ndeshjet t’i fitoj me knockout. Jam shpallur si knockout i vitit në Angli. Ndeshja shkoi shumë mirë. Kundërshtari ishte i mirë, një nga më të fortët që kam pasur. E çuam në atë lloj pike që të mos marri më dëmtime, edhe për mua është mirë se nuk do të doja të kishte më shumë dëmtime, edhe pse është një fitore e bukur. Por mua më jep kënaqësi një tërheqje, se duket që nuk më përballon dot. Presim në fund të muajit tani që ndodh dhe rankimi i 10 më të mirëve në botë. Shpresoj të jem tek Top 3 boksierët më të mirë të botës.

Si lindi pasioni për boksin?

Kam qenë si më i forti i lagjes. Familja nuk ka qenë dakord, nuk kishte dëshirë që të merresha me boks. Kishin merak. Në fillimet e mia e kam filluar fshehurazi. Kur kam mbaruar kampionatin e parë, atëherë i kam treguar nënës.

Përtej ndeshjes ke patur komunikim me kundërshtarët?

Me shumicën kam kontakte, kam biseduar, më kanë uruar. Por tek ndeshja e fundit nuk kisha dëshirë të komunikonim, edhe për faktin se si shkoi.