Aktualitet Politikë

Kuvendi i Berishës shkarkon Bashën me 4446 vota pro

Ka përfunduar numërimi i votave për ‘shkarkimin’ e Lulzim Bashës.  Nga 4934 delegate , 4491 kanë marrë pjesë në votim  dhe 4446 prej tyre kanë votuar pro shkarkimit të Bashës nga posti i kryetarit të PD.

Rezultati është bërë i ditur nga deputeti Belind Këllëçi ku 36  sipas tij kanë votuar kundër dhe 9 vota të delegatëve kanë rezultuar të pavlefshme.

Belind Këlliçi: Do të qëndrojë i mbledhur deri në Kuvendin tjetër që do zhvillohet në 22 mars 2022. Në lidhje me vendimin 6 ku u vendos të votohej për shkarkimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha, ju bëjmë me dije se pas përfundimit të votimit, sekretariati teknik pasi është bërë rakordimi me procesverballet.

Delegatë prezentë në momentin e çeljes së votimit ishin 4934. Nga këta, pjesëmarrës në votim janë 4491 delegatë. Nga këto: pro shkarkimit të kryedemokratit, 4446 delegatë, kundër kanë votuar 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën e pavlefshme.