Me 91 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim, parlamenti votoi sot shtyrjen e fatkeqësisë natyre në vend deri më 23 qershor.
Masat e marra kundër përhapjes së Covid-19 në Shqipëri do të vazhdojnë e gjithashtu edhe dëmshpërblimi i qeverisë për të gjithë ato biznese që sot kanë mbyllur qepenat.
Megjithatë, masat për rihapjen e ngadaltë të vendit po vazhdojnë ndëkrohë që po shqyrtohet edhe plani për hapjen e shkollave dhe universiteteve.
“Dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendimin nr. 243, datë 24.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”, deri në datën 23.06.2020” -thuhet në vendimin e miratuar sot nga Kuvendit