Rajoni

Ky vend lançon sistemin digjital të verifikimit të moshës për të frenuar shitjen e duhanit dhe alkoolit tek të miturit!

Greqia ka zbuluar një sistem të ri aplikimi digjital për të verifikuar moshën e klientëve që blejnë duhan dhe alkool, si pjesë e një shtytjeje më të gjerë qeveritare për të zbatuar një ligj që ndalon shitjen e të dy produkteve tek të miturit, i cili u miratua verën e kaluar. Sistemi, i prezantuar nga Ministri i Shëndetësisë Adonis Georgiades së bashku me Ministrat e Mbrojtjes së Qytetarëve dhe Qeverisjes Digjitale, është projektuar për të mbyllur një boshllëk të gjatë që u lejonte shitësve të pretendonin “injorancë” kur kapeshin duke shitur tek klientët nën moshë.

“Ajo që po bëjmë sot e heq këtë justifikim”, tha Georgiades në prezantim. “E bën më të lehtë kontrollin, e bën më të qartë marrëdhënien midis nesh dhe më të lehtë vendosjen e një gjobe”, ka shtuar ai. Greqia e konsideron këtë lançim si të parin për Evropën. Ministri i Qeverisjes Dixhitale, Dimitris Papastergiou, tha se metoda e verifikimit të moshës pasqyron qasjen teknike që Bashkimi Evropian ka miratuar për kontrollet e moshës në platformat e internetit dhe mediat sociale, duke e bërë këtë zbatimin e saj të parë në botën reale në kontinent, përmes infrastrukturës ekzistuese të portofolit digjital të Greqisë.

Që kur ligji hyri në fuqi më 7 korrik 2025, autoritetet kanë kryer rreth 82,000 kontrolle tashmë më shumë se gjysma e 133,000 të kryera gjatë gjithë vitit 2024. Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve tha se kuadri legjislativ gjithashtu urdhëron që shitësit të verifikojnë moshën e blerësve dhe që ngjarjet private ku marrin pjesë të mitur të raportohen tek autoritetet, masa që synojnë t’u japin agjencive të zbatimit të ligjit mjete më të gjera për të vepruar.