DeepSeek është bërë një nga aplikacionet më të shkarkuara në mbarë botën, por disa qeveri kanë shqetësime sigurie. Start-upi kinez DeepSeek e ka emocionuar botën e inteligjencës artificiale, me qeveritë që tashmë kanë ndaluar modelin e saj të DeepSeek-R1 vetëm disa javë pas lançimit të tij. Studimet kanë treguar se ka shqetësime mbi sigurinë kibernetike, duke përfshirë ndjeshmërinë e DeepSeek-R1 për të gjeneruar përmbajtje të dëmshme dhe të njëanshme. Duke qenë se është një kompani kineze, ligji thotë se çdo e dhënë e ndarë në aplikacione celulare dhe në ueb mund të qaset nga agjencitë kineze të inteligjencës, gjë që po krijon gjithashtu frikë për sigurinë kombëtare.
Ndërkaq, Australia ka ndaluar shërbimet e DeepSeek AI nga të gjitha sistemet dhe pajisjet qeveritare. Me këtë është bërë një nga vendet e para që ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta kundër një startup kinez të inteligjencës artificiale që tronditi Silicon Valley dhe tregjet globale këtë vit. Ministri i Punëve të Brendshme, Tony Burke tha në një deklaratë se të gjitha produktet, aplikacionet dhe shërbimet e DeepSeek do të hiqen nga sistemet qeveritare për arsye të sigurisë kombëtare, menjëherë.
Një vlerësim i kërcënimit nga agjencitë e inteligjencës së vendit zbuloi se teknologjia përbënte një rrezik të papranueshëm, tha ai. E themeluar në Hangzhou vetëm 20 muaj më parë, teknologjia e DeepSeek bëri bujë në janar me një aplikacion të ri celular që paraqet chatbotin e tij të AI që dukej se sugjeronte që AI i nivelit të lartë mund të zhvillohej pa investime të mëdha në harduer. Aksioni nuk shtrihet në pajisjet personale të qytetarëve privatë. Megjithatë, australianët mund të “lexojnë diçka në faktin se qeveria ka vendosur që nuk është e sigurt të ketë në telefonat e qeverisë”-tha Ministri për Punësimin dhe Marrëdhëniet në Vendin e Punës, Murray Watt.
OpenAl sapo ka lançuar modelin o3-mini, më të shpejtë, më të zgjuar dhe më efikas se kurrë. Me arsyetim të avancuar, saktësi të përmirësuar dhe performancë më të mirë se DeepSeek, OpenAl o3 është krijuar për detyra matematikore, shkencore dhe kodimi. Ofron qasje falas për të gjithë, me kufizime të zgjeruara për përdoruesit me pagesë. Bëhet e ditur se ky model është shumë i avancuar në zgjidhjen e problemeve. Dhe siç raportohet, ka mposhtur startupin kinez DeepSeek në saktësi, efikasitet dhe shpejtësi të përgjigjes.