Showbiz

Kylie Jenner kapet mat nga fansat për dështimin me photoshopin

Edhe një herë tjetër Kylie Jenner është kapur mat duke keqpërdorur photoshopin.

Në një foto me bikini në pishinën e shtëpisë së saj më të re dukeshin qartë gabimet në modifikim që nuk i kanë shpëtuar syrit të fansave.

Në hapësirën e komenteve ndjekësit e 22-vjeçares në Instagram shprehën qartë pakënaqësitë e kësaj fotoje jo natyrale duke i treguar Kylie se bordura e pishinës është shtrembëruar nga modifikimi.

Vetëm pas 20 minutash, miliarderja ka fshirë foton duke mos bërë asnjë komento tjetër.