Showbiz

Kylie Jenner këshillon fansat e saj të qëndrojnë brenda pasi nuk është edhe aq e vështirë

Edhe sipërmarrësja e famshme Kylie Jenner është izoluar në shtëpi në kuadër të masave të nevojshme për të luftuar Covid-19.

Me anë të disa postimeve në Insta Story ajo ka treguar se ka 8 ditë që qëndron në shtëpi dhe se në të vërtetë kjo nuk është edhe aq e vështirë. “Shtatzënia ime më ka përgatitur për këtë. Në kohën që prisja Stormi unë nuk kam dalë për muaj të tërë” -thotë ajo ndërkohë që kujtojmë se Kylie arriti shumë mirë ta fshehë faktin se është shtatzënë.

22-vjeçarja inkurajoi të gjithë fansat e saj nëpër botë që të bëjnë të njejtën gjë për t’i shpëtuar këtij virusi të tmerrshëm.