Showbiz

Kylie Jenner sensibilizohet me situatën e Koronavirusit, dhuron 1 milion dollarë për spitalet në SHBA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të parat pas Italisë me numrin më të lartë të të prekurve me Covid-19. Mbi 65.000 persona janë infektuar ndërsa mbi 930 veta kanë humbur jetën.

E prekur nga situata e vështirë, sipërmarrësja e famshme dhe shumë e pasur Kylie Jenner, ka bërë donacionin e saj të parë në ndihmë të mjekëve që po luftojnë çdo ditë me këtë virus.

Ajo ka dhuruar një shumë prej 1 milion dollarësh që do të shpërndahen në spitale të ndryshme në SHBA dhe do të përdoren për të blerë mjete mbrojtëse për mjekët.