Forbes ka publikuar mëngjesin e sotëm listën me personazhet më të pasur të vitit dhe Kylie Jenner vazhdon të jetë në vendin e parë.
22-vjeçarja është shpallur edhe një herë sipërmarrësja më e re dhe më e pasur në botë. Në vitin 2019 pasuria e saj arriti shifrën 1.2 miliard dollarë duke u renditur në listën e 2,095 njerëzve që kanë një pasuri prej 10 shifrash.
Pak kohë më parë Kylie shiti 51% të kompanisë së saj Kylie cosmetics për Coty Inc. për 600 milion dollarë që më pas i’u shtuan pasurisë së saj. Vitin e kaluar ajo u përball me kritika për këtë pozicion të revistës “Forbes” pasi shumë njerëz ishin të mendimit se megjithëse ajo e ngriti vetë kompaninë e saj, një ndihmë e madhe ishte fakti se Kylie vjen nga një familja e famshme dhe e pasur.
Kylie Cosmetics është themeluar në vitin 2015 dhe produkti i parë që ajo ka lançuar është seti i buzëkuqëve Kylie Kit që asokohe kushtonte 29 dollarë.