Aktualitet Politikë

LAJMI I FUNDIT! Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha jep dorëheqjen!

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen nga detyra këtë mbrëmje. Dorëheqja e Dredhës vjen vetëm një ditë para mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të PS-së.

Dredha ka qenë kryebashkiaku më i kritikuar nga Edi Rama, madje publikisht edhe në festën e 34-vjetorit të Partisë Socialiste në oborrin e selisë rozë, ku pamjet e “shpërthimit” të kryeministrit ndaj kryebashkiakut bënë xhiron e rrjetit.

LEXO EDHE: “S’ka të majtë dhe të djathtë, ka parazitë dhe të gatshëm për t’i shërbyer Vlorës”/Fjala e kryeministrit Rama në bashki!

Dredha e mori detyrën e kryebashkiakut të Vlorës në vitin 2023. Në atë kohë ai zëvendësoi Dritan Lelin.

Arsyet zyrtare të dorëheqjes së socialistit nuk dihen ende.

Në një postim më herët sot, Dredha ka falënderuar bizneset që bashkëpunojnë në lehtësimin e aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike.

LEXO EDHE: “Të gjithë drejtorët jashtë”/ Takimi me tone të ashpra në Bashkinë e Vlorës, zbardhet mesazhi i Ramës gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura…

“Falenderime për bizneset, në Bulevardin e qytetit, që po bashkëpunojnë çdo ditë, në lehtësimin e aksionit kombëtar për lirimin e hapësirave publike”, shkruan ai.

Dredha ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ku ndante aktivitete që organizoheshin në qytetin e Vlorës.