Aktualitet Sociale

Ulet koha e pritjes për skanerin, rezonancën e koronarografinë!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se është reduktuar ndjeshëm koha e pritjes për një sërë shërbimesh diagnostikuese dhe procedurash të specializuara në spitale.

Nga të dhënat e 6-mujorit të parë 2026 të publikuara nga ky dikaster, koha mesatare e pritjes për CT (skaner) është ulur nga 24.3 ditë më 2025-ën, në vetëm 7.8 në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Edhe për MRI (Rezonancë Magnetike) është regjistruar një përmirësim, me kohën e pritjes që ka rënë nga 80.3 ditë në 72.3.

Reduktimi më i madh është shënuar për koronarografinë, me kohën e pritjes që ka zbritur nga 111 ditë në vitin 2025, në 46 ditë në 6-mujorin e parë të vitit.

Ministria thekson se reformat e ndërmarra për rritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e menaxhimit të shërbimeve, kanë sjellë akses më të shpejtë të qytetarëve për ekzaminime mjekësore.

Më pak pritje, më shumë akses dhe shërbim më i shpejtë e cilësor për pacientët.