Aktualitet

Kultivonte bimë narkotike në kanionet e Progonatit, arrestohet 57-vjeçari!

Një 57-vjeçar ra në prangat e Policisë së Tepelenës për kultivim  të bimëve të dyshuara narkotike Cannabis Sativa në kanionet e fshatit Progonat.

Sipas bluve, arrestimi u bë në kuadër të operacionit të koduar “Rrjedha”.

Referuar njoftimit të policisë, efektivët konstatuan se 57-vjeçari kishte kultivuar në vazo 175 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të vendosura në thellësi të kanioneve. Bimët u asgjësuan, ndërsa i dyshuari u arrestua në vendngjarje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Kontrollet anticannabis vijojnë në të gjithë territorin e qarkut.