Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Mesazhi i ambasadës së SHBA në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri!

Ambasada e SHBA në Tiranë ka ngritur alamin e sigurisë sa i takon grupeve të lidhura me Iranin të pranishëm në vendin tonë. Sipas mesazhit të ambasadës amerikane këto grupe mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

Mesazhi i ambasadës së SHBA në Tiranë:
Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar.

LEXO EDHE: Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e DASH-it: Kujdes të shtuar për qytetarët amerikanë!

LEXO EDHE: PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar!

Kujtojmë se gjatë këtyre javëve luftime, konflikti mes SHBA-së e Izraelit nga njëri krah dhe Iranit nga krahu tjetër, po zgjerohet edhe në shtete të tjera të Lindjes së Mesme, por jo vetëm.