Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, është bërë sërish pjesë e një historie që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat rozë ndërkombëtare.
Sipas raportimeve të fundit, 17-vjeçari spanjoll dyshohet se ka tradhtuar të dashurën e tij aktuale, këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, me influenceren italiane Anna Gegnoso gjatë një udhëtimi të fundit në Milano.
Burime pranë futbollistit pretendojnë se kjo nuk është hera e parë që të dy shihen bashkë. Marrëdhënia mes Yamal dhe Gegnoso mendohet se është një “rinxehje” e një historie të vjetër që daton nga dhjetori i kaluar, kur ata u panë për herë të parë në “La Roca Village”, pranë Barcelonës.
Sipas paparacit të njohur Jordi Martín, Yamal dhe Anna janë parë sërish këtë javë në “Armani Hotel” në Milano. Futbollisti raportohet se ka udhëtuar drejt Italisë me avion privat të hënën e kaluar, i shoqëruar nga kushëriri dhe një mik i ngushtë.
Dyshimet për një takim mes tyre u shtuan edhe më shumë pas disa postimeve në “Instagram Stories”: një nga shoku i Yamal-it, Souhaib, dhe një tjetër nga vetë Anna Gegnoso, e cila ndau një video brenda dhomës së hotelit, duke lënë të kuptohet se futbollisti ndodhej aty.
Burime jozyrtare thonë se në hotel është zhvilluar një festë private me disa të ftuar, ndërsa gjatë gjithë mbrëmjes Yamal është parë duke qëndruar pranë influenceres italiane.
Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, veçanërisht nga fansat e Nicki Nicole, të cilët kërkojnë që artistja të reagojë pas zërave të tradhtisë.
As Yamal dhe as Nicki Nicole nuk kanë bërë ende asnjë koment publik mbi thashethemet që po bëjnë xhiron e internetit.