Celebrities Gossip

Lamine Yamal blen vilën e famshme të ish çiftit të famshëm? Kujt?

Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, ka bërë një hap të madh jashtë fushës së lojës, duke blerë vilën e famshme ku dikur jetonin Shakira dhe Gerard Piqué.

Prona luksoze ndodhet në lagjen ekskluzive “Ciutat Diagonal” në Esplugues de Llobregat, një prej zonave më të kërkuara në Barcelonë për privatësinë dhe sigurinë që ofron.

Sipas mediave spanjolle “El País” dhe “El Periódico”, rezidenca madhështore ka një vlerë prej rreth 14 milionë eurosh dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 3,800 metrash katrorë.

Vila përfshin tre ndërtesa të ndara, pishina të brendshme dhe të jashtme, palestër të kompletuar, si dhe ambiente luksoze për relaksim e argëtim.

Yamal, i cili vetëm 18 vjeç është shndërruar në një nga talentet më të mëdhenj të futbollit evropian, thuhet se planifikon ta transformojë pronën në një rezidencë moderne sportive.

Projekti përfshin instalimin e një palestre private, hapësira rikuperimi, trajner personal dhe një sistem sigurie të avancuar — duke e kthyer vilën në një qendër të vërtetë mirëqenieje për një atlet të elitës.

E ndërtuar fillimisht në vitin 2012 nga arkitektja Mireia Admetller për Shakirën dhe Piqué-n, vila ishte simbol i jetës së tyre familjare gjatë viteve të suksesit dhe famës ndërkombëtare.

Tani, kjo shtëpi ikonike do të ketë një histori të re. Nga një qendër e dashurisë së dikurshme të çiftit të njohur të showbiz-it, ajo po kthehet në strehën e një prej futbollistëve më premtues të brezit të ri — Lamine Yamalit, që po kombinon talentin me luksin në stilin e vet të veçantë.