Sport

Largime të shumta nga vendasit, publikohen formacionet e ndeshjes Teuta-Vora!

Teuta dhe Vora do të luajnë në orën 13:30 ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superiore.

Durrsakët e nisën vitin me barazim ndaj Dinamos dhe humbje javën e shkuar ndaj Partizanit ndërsa vorakët vijnë në këtë duel pas triumfit me Partizanin dhe barazimin me Tiranën javën e shkuar.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Selmani, Zhongo, Jazxhi, Maçolli, Fofana, Boçi, Runi, Arifi, Toli, Vila, Votlai

Trajner: Enkeleid Dobi

VORA: Harizaj, Repaj, Tabaku, Kasalla, Vrapi, Folahan, Fazlagiç, Daka, Barjamaj, Shehi, Geci

Trajner: Arjan Bellaj