Aktualitet

Largohet Ersid Hasesallari nga drejtimi i UKT-së, merr postin e ri pranë IKMT!

Ersid Hasesallari është larguar nga posti i drejtorit të Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Mediat bëjnë me dije se Hasesallari është emëruar drejtor Mjedisi në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Deri më tani nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me arsyet e largimit apo funksionin e ri që ai do të mbajë në institucionin e ri.