Pas takimit që pati në Sarandë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari lidhur me problematikën e ndërtimeve pa leje dhe zaptimit të hapësirave publike, që çuan edhe në arrestimin e shefit të komisariatit, është larguar ndërkohë nga detyra edhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të IKMT-së së Vlorës Elton Caslli.
Top Channel mëson se ky i fundit mësohet se ka dhënë dorëheqjen pas fillimit të procedurës për marrjen e masave administrative nga IKMT qendrore si shkak i mos ushtrimit të detyrave funksionale me pasoja në territor.