Ndryshime në stafin teknik të ekipit kombëtar. Ndihmësi i Christian Panuccit, Paolo Rodolfin është ngarkuar me detyrën e vëzhguesit të talenteve, ndërsa vendin e tij do ta marrë një ish-shok skuadre i Panuccit në kohën kur luante te Roma. Marco Cassetti është zgjedhur si zëvendës i trajnerit Panucci dhe do të jenë përkrah tij në stol në dy ndeshjet miqësore që skuadra kombëtare do të luajë pas 3 javësh, me Kosovën dhe Ukrainën.