Celebrities

Ledri Vula zbulon prapaskenat e fotos me Bebe Rexhën, çfarë i bën bashkë artistët?!

Këtë verë pushimet nuk do të jenë të njëjtat… aventurë, sport, plazh… Zbuloni Shqipërinë si asnjëherë më parë përmes Pushime on Top. Lei Kraja dhe Eni Shehu kanë zhvilluar disa intervista në kuadër të koncertit të Alban Skënderajt në Milano. Miriam Cani është shprehur për përgatitjet dhe emocionet e koncertit, planet e saj në muzikë dhe gjetja e balancës mes jetës private dhe asaj profesionale.

Ndërkohë, edhe Ledri Vula ka treguar shumë në një intervistë ekskluzive për Pushime on Top.

Lidhur me foton e postuar me Bebe Rexhën, Ledri u shpreh:

Të lidh muzika, shoqëria, Kosova, Shqipëria.

Do kenë ata një këngë bashkë?

Janë disa këngë të miat që i pëlqejnë, që m’i ka përmendur, ka qejf të punojë me producentët e Shqipërisë. Idetë janë ndryshe, sado që ne jemi treg i vogël e kemi një zhanër tonin dhe mund të jetë shumë e thjeshtë për këtu, po jashtë mundet të tingëllojë shumë ndryshe. Edhe artistët e huaj janë gjithmonë në kërkim të një gjëje ndryshe. Ka shprehur dëshirën të vijë të punojë.