Bota

“Lega Nord” e Salvinit mund të pushojë së ekzistuari

“Lega Nord” e ekstremit të djathtë italian mund të detyrohet të ndryshojë emrin që të shmangë konfiskimin e llogarive bankare prej 49 milionë eurosh. Një gjykatë në Genova urdhëroi bllokimin e kësaj shume të partisë së koalicionit bashkëqeverisës me populistët e “Lëvizjes së 5 yjeve”, mbi bazën e hetimeve për një mashtrim të gjerë me rimbursimet elektorale mes viteve 2008-2010. Ky është skandali elektoral më i madh në historinë e një partie italiane.