Gossip Showbiz

Leonardo DiCaprio ndryshon pamjen e tij, lyen flokët dhe…?

Leonardo DiCaprio ka shkëlqyer në CinemaCon 2025 në Las Vegas, ku prezantoi filmin e tij më të ri, që shënon projektin e tij të parë të madh pas “Killers of the Flower Moon” të vitit 2023.

50-vjeçari aktor ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për përformancën e tij, por edhe për pamjen e tij të re, duke u shfaqur në tapetin e kuq me flokë dhe vetulla të lyera, një ndryshim i dukshëm nga stili i tij i mëparshëm.

Gjatë këtij eventi, DiCaprio ishte i shoqëruar nga koleget e tij të filmit, Teyana Taylor dhe Regina Hall, të cilat gjithashtu i dhanë ngjyrë ngjarjes me zgjedhjet e tyre të modës.

Filmi i ri, “One Battle After Another”, i drejtuar dhe shkruar nga Paul Thomas Anderson, është një përshtatje e romanit “Vineland” të Thomas Pynchon nga viti 1990.

Në këtë projekt, DiCaprio luan rolin e një rebeli që përpiqet të shpëtojë vajzën e tij të rrëmbyer, dhe sipas aktorit, komploti i filmit është “thellë i rrënjosur në psikikën kolektive të sotme,” duke prekur tema politike dhe kulturore të rëndësishme.