Ish-banorja e BBV5, Edisa, ka qenë e ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duron, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në një moment kur po fliste për Shëndritin, Edisa u shpreh se ka qenë një moment që ka dashur që ta shajë, por nuk e ka bërë dhe ka qarë. Sipas ish-banores, ai është një lëpirës me shënime.
Kë doje të shaje dhe çfarë doje t’i thoje?
Isha ta shaj apo të qaj. Shëndritin. Ishte shumë provokues. Nuk e kuptuan pse unë qava, ndërkohë ishte se doja t’i thosha shumë gjëra por jo, e qava. Nuk doja të shaja.
Çfarë mendon ti vërtetë për Shëndritin?
E kam thënë dhe i rri koherente. Mendimet për banorët i krijova aty brenda, pavarësisht se para se të hyja pashë diçka tek tuk, por mora dhe kohën time. Prita t’i njoh, se ndryshe është brenda dhe ndryshe jashtë. E për Shëndritin vazhdoj të them se është një lëpirës me shënime, një gradë tjetër lëpirësi. Se ka thënë kam mbajtur shënime për Big Brother.
Nuk mendon se Selin e ka vërtetë shoqe? Ata shkojnë mirë bashkë.
Më tepër mendoj se ai e dinte se kjo gjë do pëlqehej, kjo marrëdhënie, donin të bënin ato lëvizjet që t’i bënin virale. Mendonte se Selin duke qenë e faktorizuar do e ndihmonte të faktorizohej edhe ai.