Tre Exit Poll-et e publikuara deri më tani nga mediat e Kosovës rreth rezultateve të zgjedhjeve parlamentare e kanë nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje 40 për qind,
Partia që synonte të merrte 500 mijë vota këto zgjedhje, dhe që mori mbi 50 për qind në zgjedhjet e kaluara, ka reaguar në rrjetin social Facebook duke falënderuar vëzhguesit dhe komisionerët.
“Të dashur vëzhgues dhe komisionerëve, ju jeni mbrojtësit e vullnetit popullor andaj vigjilencë dhe përkushtim për mbrojtjen e votës. Punë të mbarë!”, thuhet në një postim në Facebook.
Sipas Exit Poll-it të mediave në Kosovë, në përqindje Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 40.3%, PDK-ja 21.4%, LDK-19.3 , ndërsa AAK-ja 7.2.
Ulëset sipas rezultateve të Exit Poll-it:
VV: 46 deputetë
PDK: 24 deputetë
LDK: 22 deputetë
AAK: 8 deputetë
Deri në këto momente, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 74 për qind të qendrave të votimeve apo 1890 nga 2533.
Sipas të dhënave në faqen zyrtare, nga 1 milionë e 970 mijë e 944 persona me të drejtë vote, kanë votuar 642 mijë e 838 apo 32.62 për qind.