Bota

Libi, persona të maskuar sulmojnë me armë selinë e Korporatës së Naftës

Në Libi, persona të maskuar sulmuan selinë e Kompanisë Shtetërore të Naftës. Re tymi shihen pranë zyrave të Ko’orporatës në Tripoli. Dyshohet se pas sulmit qëndrojnë militantë të ISIS-it që u përleshën me pjesëtarë të forcave të sigurisë. Të 6 agresorët u vranë, ndërsa humbën jetën dhe dy agjentë.  Në muajin maj, Shteti Islamik mori përgjegjësinë e një sulmi vdekjeprurës në zyrat e Komisionit Libian të Zgjedhjeve.