Libia kundërshtoi planin e Bashkimit Europian për të ngritur atje qendrat e pritjes së emigrantëve dhe trajtimit të kërkesave të tyre për azil në vendet Perëndimore. Kryeministri libian, Fayez al-Sarraj tha për gazetën Bild se është tërësisht kundër dhe qëndrimi i tij nuk do të lëkundet as nga ofertat financiare të Bruksleit. Ai akuzoi Unionin, se ka lënë Libinë të vetme në betejën për të shpëtuar emigrantët në detin Mesdhe. 51 mijw e 782 emigrantë dhe refugjatë hynë në Evropë nga deti deri më 18 korrik.